Edicioni i lajmeve 06 Janar 2009, ora 19:30


Edicioni i lajmeve 06 Janar 2009, ora 19:30

20:12 06/01/2009

Titujt kryesorë, 06 Janar ora 19:30

Berisha: Qeveria do të tenderojë Unazën e Madhe të Tiranës

Qeveria ka vendosur që të nisë tenderimin për ndërtimin e Unazës së Madhe të kryeqytetit. Kryeministri Berisha i ka ofruar mundësinë Bashkisë së Tiranës për t’i dhënë një fond për shpronësimet. Reagon Bashkia e Tiranës, duke thënë: “Ne presim shpronësimet”.   

Kthehen emigrantët në Greqi, radhë kilometrikë në Kapshticë

Kthimi i emigrantëve shqiptarë për në vendet e tyre të punës në Greqi has si zakonisht me neglizhencën e doganierëve grekë, që punojnë me pak sportele. Për pasojë mijëra emigrantë e kalojnë natën jashtë, në Kapshticë

Nis shpërndarja e ndihmave në zonat e izoluara

Dhjetra komuna të veriut të vendit vijojnë të jenë të bllokuara nga dëbora. Shtabi i Emergjencave Civile ka nisur që prej ditës së djeshme shpërndarjen e ndihmave në Lurë, Macukull dhe Iball.  

Gaza, sulmohet shkolla e OKB-së. Vriten 45 civilë

Masakra izraelite në Gaza nuk ka kursyer as një shkollë të OKB-së. Si pasojë e sulmit vdiqën 45 civilë, mes tyre dhe shumë fëmijë. Sipas statistikave, që nga fillimi i luftimeve kanë humbur jetën 640 palestinezë dhe 2900 të tjerë janë plagosur.

“Lider”, nis audicioni i reality show-t në Tv Klan

Nisin në Televizionin Kombëtar Klan audicionet e emisionit “Lider”, një prodhim i ri dhe një format unik, që do të shfaqet së shpejti në ekranin tonë.  

Edicioni i lajmeve Tv Klan  – 06 Janar 2009, ora 19:30 – Spikere: Sonila Meço






Të ngjashme