Edicioni i lajmeve 11 Shkurt 2009, ora 19:30
Titujt kryesorë, 11 Shkurt ora 19:30
“Gërdeci”, prokuroria akuza për shpërdorim detyre
Prokuroria formuloi akuzat për shpërdorim detyre ndaj ish-Ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediut dhe 11 ish-krerëve të ushtrisë në lidhje me ngjarjen e Gërdecit. Avokati i zotit Mediu tha se akt-akuzat janë dashakeqe.
Zgjedhjet, përfundon pastrimi i listave të Gjendjes Civile
Qeveria njoftoi sot përfundimin e pastrimit të listave të Gjendjes Civile nga dublimet. Drejtori i përgjithshëm Armand Teliti tha se lista e pastër i është dërguar tashmë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Fullani: Biznesi të bëjë kujdes me kredinë në Euro
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani deklaroi sot se vështirësia e kreditimit të ekonomisë së Shqipërisë nga bankat e nivelit të dytë është e tejkaluar. Por ai i ka kërkuar biznesit vendas që të jetë i vëmendshëm ndaj marrjes së kredisë në Euro.
Plani antikrizë, Milo shpjegon hapat e qeverisë
Një ditë më parë Ministri i Financave, Ridvan Bode bëri me dije se ekziston një paketë antikrizë për kapërcimin e situatës dhe mosprekjen e Shqipërisë nga kriza ekonomike globale. Sot këshilltari për ekonominë i kryeministrit, Petraq Milo bëri me dije se cilat janë detajet e planit antikrizë.
Lustracioni, KE e dërgon ankesën ne Komisionin e Venecias
Reporterët e Këshillit të Europës do ta çojne çështjen e ligjit të lustracionit në Shqipëri, në Komisionin e Venecias. Ata kanë deklaruar se kjo është një çështje e qeverisë dhe e popullit shqiptar.
Edicioni i lajmeve Tv Klan – 11 Shkurt 2009, ora 19:30 – Spikere: Sonila Meço