E zë korrenti, ndërron jetë 43-vjeçari
Një 43-vjeçar me iniciale E.K. ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën “Brigada VIII” në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.
Sipas policisë, 43-vjeçari po tentonte të riparonte pompën e ujit në pronën e tij. Fatkeqësisht, ai ra në kontakt me rrymën elektrike dhe ndërroi jetë.
Grupi hetimor shkoi në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave.
Dy ditë më parë, një grua 38-vjeçare në Vlorë humbi jetën në të njëjtat rrethana teksa po ndizte pompën e ujit. /tvklan.al