Edicioni i lajmeve 09 Mars 2009, ora 19:30
Titujt kryesorë, 09 Mars ora 19:30
Berisha për AFP: Aplikimi si kandidat në BE, brenda Qershorit
Në një intervistë për agjencinë e lajmeve AFP, Kryeministri Berisha deklaroi se Shqipëria do të aplikojë për statusin e vendit kandidat në Bashkimin Europian brenda Qershorit. Sipas tij, presidenca çeke e ka dhënë driten jeshile, por nuk është caktuar ende data për kërkesën.
Solana: Ballkani në rrugë të mbarë drejt BE dhe Nato-s
Shefi për Politikën e Jashtme dhe Siguri në Bashkimin Europian, Javier Solana vlerëson se vendet e Ballkanit po afrohen gjithnjë e më shumë me familjen e përbashkët europiane.
BB: 2009, viti i krizës më të thellë në 80 vjet
Banka Botërore paralajmeron thellim të krizës globale. Në një raport të fundit të saj thekson se tregtia dhe papunësia do të krahasohen me nivelin e viteve të Pasluftës së Dytë Botërore.
Presidenti, apel qytetarëve: Pajisuni me kartat e identitetit
Presidenti Topi ftoi qytetarët të pajisen me dokumentat e reja të identifikimit gjatë aplikimit që bëri në një nga zyrat e posaçme. Ndërsa diplomatët e huaj japin vlerësime pozitive për këtë proces.
Obama kundër Bush: Lejon studimet për qelizat embrionale
Presidenti amerikan Barack Obama njoftoi çeljen e fondeve per kërkimet në qelizat embrionale, një akt i ndaluar nga ish-presidenti Bush, por që pritet të sjellë veç debatit politik edhe një revolucion të vërtetë në fushën e mjekësisë.
Edicioni i lajmeve Tv Klan – 09 Mars 2009, ora 19:30 – Spikere: Sonila Meço