Edicioni i lajmeve 03 Shkurt 2009, ora 19:30
Titujt kryesorë, 03 Shkurt ora 19:30
NATO, Basha: Anëtarësim i plotë në Samitin e Prillit
Shqipëria do të jetë në Prill anëtare me të drejta të plota e NATO-s. Ministri i Jashtëm, Lulzim Basha pohon për Tv Klan se 8 vendet e fundit do ta ratifikojnë shumë shpejt protokollin e anëtarësimit.
Olldashi: Nuk është pezulluar projekti i bregdetit të jugut
Ministri Olldashi tha sot se nuk është pezulluar projekti i menaxhimit të bregdetit të jugut, por Banka Botërore ka ndërprerë përkohësisht financimin deri në verifikimin e disa ankesave.
Bakojanis: Greqia, asnjë qëndrim të ri për Kosovën
Greqia vazhdon dyzimin e saj lidhur me pavaresinë e Kosoveës. Gjatë vizitës në Prishtinë, Ministrja e Jashtme greke, Dora Bakojanis shmangu komentet direkte në lidhje më këtë temë, duke thënë se çdo vend i merr vendimet në interesin e vet dhe në funksion të stabilitetit të rajonit.
Avokati i Popullit: Të ndëshkohen prokurorët që shkelin ligjin
Avokati i Popullit kritikon prokurorinë në lidhje me shkeljen e afateve ligjore për të dënuarit dhe i kërkon asaj që të çojë para drejtësisë të gjitha ata prokurorë që shkelin ligjin.
Irani sfidon Perëndimin, lëshon satelitin e parë në hapësirë
Irani sfidon Perëndimin dhe lëshon në hapësire satelitin e tij të parë. Ngjarja vjen në kohën kur komuniteti ndërkombëtar po shton presionet mbi Republikën Islamike mbi programin e saj bërthamor.
Edicioni i lajmeve Tv Klan – 03 Shkurt 2009, ora 19:30 – Spiker: Sonila Meço