Al Qaeda tallet me ISIS
Luftëtarët ngatërrohen me tekstet propagandistike
Ndajnë të njëjtën ideologji ekstremiste të pretenduar si islamike, por Al-Kaeda dhe Shteti Islamik janë kundërshtaret më të ashpra. Përveçse në fushëbetejë, këtë e shfaqin edhe në propagandë.
Dega e Al-Kaedës në Jemen ka publikuar një video që e ka grabitur me shumë gjasa nga hakerat prej serverave të Shtetit Islamik, ku shfaqen prapaskenat disi qesharake te mesazheve propagandistike të luftëtarëve të ISIS-it.
Të gjitha vlerësimet i shkojnë vetëm Allahut. Dhe paqja e bekimet i shkojnë profetit tonë Muhamed.
Për të minuar prestigjin e kundërshtarëve, Al Kaeda ka publikuar në këtë video, momentet kur pjesëtarët e ISIS-it ndërpresin vazhdimisht regjistrimin pasi harrojnë frazat që duhet të thonë dhe u rikthehen copëzave të letrave ku i kanë të shkruara.
Ju dërgojmë të falat tona, të parfumosura me myshk… Si ishte?
Jemeni duhet të jetë…. një treg.
Dy organizatat kanë luftuar për ndikim në zonat e konflikti, kryesisht në Siri, Irak e Afganistan.
Tv Klan