Edicioni i lajmeve 09 Qershor 2010, ora 19:30


Edicioni i lajmeve 09 Qershor 2010, ora 19:30

20:12 09/06/2010

Titujt kryesorë 09 Qershor 2010, ora 19:30

Trafiku në Tiranë, 30 minuta me makinë nga “21 Dhjetori” në qendër

Qytetarëve të Tiranës u duhet rreth 3 herë më tepër kohë për të përshkuar një distancë me makinë në krahasim me ecjen në këmbë, për shkak të trafikut të rënduar që vazhdon të mbajë të mbërthyer qytetin prej më shumë se 1 muaji.

Policia: Bllokimi i qendrës ka cënuar rëndë trafikun në Tiranë

Policia e Tiranës deklaron se bllokimi i qendrës së kryeqytetit ka cënuar rëndë situatën e trafikut rrugor dhe shpreh shqetësimin se skema e re e qarkullimit do ta përkeqësojë më tej situatën dhe jetën normale të qytetarëve.

Profesionet e vështira, në pension që në moshën 55–vjeçare

Rreth 3 mijë punonjes do të përfitojnë ulje të moshës së pensionit. Projektligji i ri i përgatitur nga Ministria e Ekonomisë prek disa kategori të klasifikuara si profesione të vështira, prej moshës 55 –vjeçare.

Berisha: Nuk ka krizë, paratë për pagat e pensionet u kursyen nga reformat

Kryeministri Berisha garantoi sërish se 820 mijë shqiptarë do të përfitojne rritjen më të madhe të pagave e pensioneve nga data 1 Korrik, si pasojë e reformave dhe zhvillimit ekonomik. Por Partia Socialiste thotë se ekonomia është në krizë dhe papunësia në rritje.

Thaçi: Të gjithë bashkë për të luftuar korrupsionin

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka kërkuar bashkëpunimin e të gjithë strukturave për të luftuar korrupsionin, një çështje mjaft e debatueshme kohët e fundit në këtë vend, sidomos pas hetimeve të hapura në shkallë të gjerë nga misioni Eulex.

OST nis remontet, ndërprerje energjie në gjithë vendin

Operatori i Sistemit të Transmetimit ka lajmëruar sot se gjatë muajit Qershor në të gjithë vendin do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike, si pasojë e remonteve në linjat e transmetimit.

I nxehti afrikan godet Ballkanin, 39 gradë në Maqedoni

Ballkani do të përfshihet këtë javë nga një valë të nxehti afrikan, me temperaturat që parashikohet të arrijnë deri në 39 gradë Celcius. Vendi më i prekur do të jetë Maqedonia fqinje.

Programet nukleare, OKB vendos sanksione të reja ndaj Iranit

Këshilli i Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara miratoi rezolutën e re mbi vendosjen e sanksioneve të mëtejshme kundër Iranit, si kundërpërgjigjendaj programit të tij bërthamor. Turqia dhe Brazili votuan kundër, ndërsa Libani abstenoi.

Edicioni i lajmeve Tv Klan  – 09 Qershor 2010, ora 19:30 – Spikere: Sonila Meço






Të ngjashme