Diskutimi për reformat ekonomike në vend (2007)
Autori: Blendi Fevziu
23:53 24/05/2007Debati mbi sistemin tatimor ka qenë një nga më kryesorët në vend. Në kuadër të ciklit të debateve ekonomike ishin të ftuar në emisionin “Opinion” të gazetarit Bledni Fevziu disa prej emrave më të njohur të politikës shqiptare. Bëhet fjalë për Petraq Milo, Genc Ruli, Arben Malaj, Shpëtim Idrizi dhe në lidhje direkte Sokol Nako.
Gjatë emisionit ata diskutuan rreth taksës së sheshtë dhe mënyrën e aplikimit të saj.
“Taksa e sheshtë është një nivel i njëjtë taksi i aplikuar mbi tatimin mbi të ardhurat, e cila ka tentuar jo vetëm të ofrojë tatimin në një nivel, por edhe më të ulët. Këtë e kanë aplikuar vendet që janë në zhvillimet dinamike të shtetit. Këtë taksë në Evropë e aplikojnë ish-vendet e tranzicionit, një pjesë e së cilave janë bërë pjesë e BE-së. Kjo taksë do të aplikohet 10% mbi të ardhurat personale dhe mbi tatim fitimi. Ky është një nga nivelet më të ulëta pasi tërheq investimet e huaja. Pagat nga 15 mijë-18 mijë nuk do të taksohen”, tha Ruli.
“Shqetësimi ynë është që qeveria vepron në mënyrë spontane gjatë një viti financiar, është paqartë për atë që deklaron në publik dhe për aplikimin e taksës së sheshtë. Për situatën që ka Shqipëria ne jemi të interesuar ta ndihmojmë vendin për të ecur me ritme më të shpejta. Kjo taksë duhet të prezantohet qartë nga qeveria në mënyrë që të mos prekë stabilitetin financiar të vendit”, tha Malaj./tvklan.al
Të ftuar: Petraq Milo, Genc Ruli, Arben Malaj, Shpetim Idrizi dhe në lidhje direkte Sokol Nako.