Sekuestrohet 60 kg kanabis në Shkodër

Foto ilustrim

Sekuestrohet 60 kg kanabis në Shkodër

13:04 17/08/2019

Policia e Shkodrës ka sekuestruar një sasi prej 60 kilogramë kanabis në fshatin Lisen.

Në pranga ka rënë 38-vjeçari me iniciale P.F., i cili tentoi të largohej kur pa uniformat blu që po shkonin drejt vendit ky ishte fshehur lënda narkotike. 38-vjeçari dhe tre persona të tjerë E.M., A.F., dhe Z.P., kishin fshehur kanabisin në një zonë të pyllëzuar.

Tre personat e tjerë janë proceduar penalisht në gjendje të lirë. Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. /tvklan.al






Të ngjashme