Edicioni i lajmeve 12 Qershor 2010, ora 19:30


Edicioni i lajmeve 12 Qershor 2010, ora 19:30

20:10 12/06/2010

Titujt kryesorë 12 Qershor 2010, ora 19:30

Cavusoglu: PS na premtoi zgjidhje, por nuk bëri asgjë

Presidenti i Asamblesë Parlamentare të KE-së, Mevlut Cavusoglu shprehet i zhgënjyer nga Partia Socialiste, duke thënë se ajo premtoi zgjidhje të situatës politike, por në të vërtetë nuk ka bërë asgjë. Partia Socialiste sulmon dhe e quan të papjekur.

Garancia e Italisë, Fini: Vizat, proces i pakthyeshëm

Kryetari i Senatit Italian, Gianfranco Fini garanton se liberalizimi i vizave për shqiptarët është një proces i pakthyeshëm dhe se do të respektohet nga të gjitha vendet anëtare të BE-së.

Argjentina debuton me fitore në Botëror, Koreja e Jugut mund Greqinë

Argjentina debuton me fitore në Botërorin e Afrikës. Skuadra e Maradonës ka mundur 1 me 0 Nigerinë, ndërsa në mesditë Koreja e Jugut ka fituar lehtësisht me Greqinë. Në mbrëmje Anglia përballet me SHBA.

Ekspertët: Në 2011, Euro brazohet me Dollarin

Ekspertët e ekonomisë parashikojnë se vitin që vjen Euro të ketë të njëjtën vlerë shkëmbimi me Dollarin amerikan, për shkak të rimëkëmbjes së ngadaltë të ekonomisë europiane.

Temperaturat, sinoptikanët: 40 gradë për javën që vjen

Javën që vjen temperaturat pritet të arrijnë deri në 40 gradë Celcius. Në Shqipëri sinoptikanët parashikojnë se vala e të nxehtit do të godasë më tepër zonat e ulëta deri në mesjavë.  

Edicioni i lajmeve Tv Klan  – 12 Qershor 2010, ora 19:30 – Spikere: Fjoralba Mishaxhi






Të ngjashme