Historitë e elektiçistëve të parë të Shqipërisë (Sezoni 2 – 15 Nëntor 2009)
Autori: Pamela Jonuzi
22:39 15/11/20091970-a u propagandua si viti i përfundimit të plotë të elektrifikimit në vendin tonë. Kështu, sipas Leninit, quhej e përfunduar njëra nga shtyllat për të arritur në komunizëm.
Një nga njerëzit që i ka kushtuar tërë jetën sistemit tonë energjitik, është Thoma Meksi. Djaloshi që kishte prirje për muzikë, por që iu nënshtrua vullnetit të partisë për të studiuar në fushën e elektricitetit, ishte i ftuari i parë sonte në “Histori me Zhurmues”, të autorit dhe drejtuesit Pandi Laço.
Kujtimet e tij për hidrocentralet mbi kaskadën e Drinit, ndërtimi i digës më të madhe në Ballkan dhe jeta e tij e mëtejshme ishin momentet kryesore të bisedës me të.
Duke u mbështetur në kronikat e vitit 1970, një histori njerëzore erdhi nëpërmjet Lutfije Kurtit, vajzës nga Shupenza që u bë elektriçiste. Si filloi punë, si mori pjesë në aksionin e madh të elektrifikimit dhe si vazhdoi më pas jeta e saj erdhën përmes kujtimeve të çiftit Mzhika.
Po në këtë vit një ndër ngjarjet më të mëdha të futbollit shqiptar është barazimi 2-2 i 17 Nëntorit të Tiranës me Ajaksin e Amsterdamit, ekipi që për 3 vjet rresht u shpall kampion Europe.
Kapiteni e 17 Nëntorit asokohe, Perikli Dhales rrëfeu kujtimet e asaj periudhe të lavdishme për ekipin e futbollit të Tiranës, prapaskenat dhe rivalitetin me ekipet e tjera të kryeqytetit./tvklan.al