Samiti i Bukureshtit (2008)


Samiti i Bukureshtit (2008)

Autori: Blendi Fevziu

23:12 03/04/2008

Opinion-Pallati Presidencial, godina e dytë më e madhe në botë, e cila njihet si një nga veprat më delirante të njërit prej diktatorëve më të ashpër të Evropës, Nicolae Ceausescu.

Ndërtimi i asaj vepre mbolli mjerim në Rumaninë e asaj kohe, por mbetet sot si vepra e një dështimi të një sistemi apo filozofie siç ishte ajo e izolimit komunist. Pikërisht në atë pallat si për ironi të fatit, Shqipëria ka kryer aktin e parë të saj zyrtar të anëtarësimit në Evropë duke marrë ftesën për anëtarësim në NATO.

Anëtarësimi i Shqipërisë është një hap shumë pozitiv jo vetëm për vendin tonë, por për gjithë rajonin dhe Kosovën. Shumë shpejt Shqipëria do të ketë një votë në Aleancën e Atlantikut, e cila ka marrë përsipër sigurinë e Kosovës. Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha në një intervistë për “Opinion” në Tv Klan deklaroi se anëtarësimi në NATO ka qenë një nga qëllimet e jetës së tij.

“Sot është një ditë shumë e veçantë. Anëtarësimi i vendit në NATO ka qenë një projekt ëndërr, i shpallur në Dhjetor të 1990. Kjo ditë shënon ndarjen e historisë, historisë së pasigurisë. Një periudhë që për dekada nuk mundi të ndërtojë të ardhmen. Po hyjmë në një periudhë kur ka sigurinë më të madhe për liritë e saj. Hyjmë në një aleancë me shtyllën më kryesore të lirisë botërore”, tha Berisha./tvklan.al

I ftuar: Sali Berisha.






Të ngjashme