KQZ tregon rezultatet paraprake të referendumit (25 Nëntor 1998)
Komisoni Qëndror i Votimeve është përgatitur për të publikuar rezultatin përfundimtar të referendumit të Kushtetutës. Ndërkohë gjatë gjitë kohës së sotme anëtarët e këtij komisoni kanë verifikuar procesverbalet e ardhura nga përfaqësuesit e komisioneve të qendrave të votimit të rretheve.
Nga rezultatet e deritanishme, përqindja e rezultatit të pjesëmarrësve arrin shifrën 25% në Shkodër, Kurbin 30%, Durrës 38%, Malësi e Madhe 35%, Puka 36%, Lezha 39%, Mirdita 40%, Tirana 47% dhe Bulqiza 48%. Në rrethet e jugut përqindja e votuesve kalon mbi 50% përveç Lazaratit me 3.4%.
Sipas sekretarit të Komisionit Qëndror të Votimeve Shahin Bistri, përqindja e votuesve në shkallë vendi arrin në 56% ku 89% e votuesve i kanë thënë pro Kushtetutës më 22 Nëntor. Rezultatet e para zyrtare priten të shpallen ditën e nesërme./tvklan.al
Gazetar : Vladimir Lame