Impakti i filmit “Sex and the City” (2008)
Autori: Blendi Fevziu
23:26 07/10/2008“Sex and the City” që startoi më 30 Maj të këtij viti ka bërë gjithë botën të flasë për të. Ky film pati një impakt të menjëhershëm tek publiku. Ai mund të duket një film vulgar dhe i cekët,por ka sekretin më të madh, është realist.
“Sex and the City”, ishte edhe tema mbrëmjes së sotme në emisionin “Opinion” në Tv Klan. Një temë e fokusuar në një fenomen jo thjeshtë shqiptar, por botëror, i cili ka marrë spunto nga filmi. Për të diskutuar lidhur me impaktin që ky film ka pasur në publik të ishin të ftuar në studio Rovena Dilo, Arjan Konomi, Suzana Guxholli, Iva Tico, Arlinda Dudaj, Fatos Lubonja.
“Unë nuk e kam parë filmin. Popullariteti dhe shitblerja e një produkti nuk është shenjë e vlerës së tij, por e shijes së mesatares së tregut që është përshtatur për t’u shitur. Një problem i madh që ka pasur gjithnjë arti komercial me artin e madh. Kemi të bëjmë me një film tema së cilit është shumë e gjerë. Ky film kërkon të ngacmojë imagjinatën e atyre që kanë një jetë monotone, mediokre dhe të varfër. Aventurat e këtyre grave bëjnë ato gratë e shtëpisë që të kalojnë këndshëm ditën”, tha Lubonja.
Të ftuar: Rovena
Dilo, Arjan Konomi, Suzana Guxholli, Iva Tiço, Arlinda Dudaj, Fatos Lubonja.