Thaçi dekreton datën: Zgjedhjet në 6 Tetor


Thaçi dekreton datën: Zgjedhjet në 6 Tetor

14:28 26/08/2019

LDK propozon Vjosa Osmanin si kandidate për kryeministre

Vjosa Osmani edhe zyrtarisht është nominuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës si kandidate e kësaj partie për kryeministre të Kosovës.

Mustafa: Arritëm marrëveshje me konsensus të plotë. Për kandidat e kemi pas z.Lutfi Haziri dhe zonja Vjosa Osmani. Edhe mbi bazën e vullnetit, edhe propozimit të z.Haziri, jemi përcaktuar për zonjën Vjosa Osmani”.

Osmani: I garantoj qytetarët se asnjëherë nga sot nuk do të ndihen se s’kanë zë. Në veçanti, nënat, gratë, vajzat.

Kjo është hera e parë në historinë e Kosovës së pasluftës që një parti nominon një femër kandidate për kryeministre. Ndonëse ishte e 83, Vjosa Osmani ka qenë deputetja më e votuar në mandatin e kaluar. Ndërsa Lutfi Haziri, i cili pretendonte këtë kandidim do të jetë bartës i listës.

Kjo parti ende nuk ka vendosur nëse në këto zgjedhje do të garojë si parti e vetme apo do të bëj koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje. Derisa PDK-ja ka paralajmëruar befasi rreth koalicioneve parazgjedhore, AAK-ja tashmë ka zyrtarizuar koalicionin parazgjedhor me PSD-në, ndërsa AKR-ja me Nismën Social Demokrate. Ndërkohë presidenti Hashim Thaçi ka marrё vendim për shpalljen e zgjedhjeve tё parakohshme më 6 tetor. Presidenti ka udhëzuar KQZ-në t’i ndërmarrë tё gjitha veprimet e nevojshme për organizimin dhe mbajtjen e këtyre zgjedhjeve.

Tv Klan






Të ngjashme