Mbyllet karburanti që shpërtheu në Lezhë-Milot


Mbyllet karburanti që shpërtheu në Lezhë-Milot

11:40 27/08/2019

ISHTI: Nuk plotëson kushtet e sigurisë

Inspektorët e Inspektoratit Shtetëror Teknik Industrial bllokuan mesditën e të martës pikën e karburantit përgjatë aksit Lezhë-Milot, depozita e të cilës shpërtheu tre ditë më parë, duke plagosur 7 persona. Pas verifikimeve që kreu grupi i punës, rezultoi se karburanti nuk plotëson kushtet e sigurisë, ndërsa përveç bllokimit, subjekti u ndëshkua edhe me gjobë.

Më datën 27 Maj të këtij viti, pika e karburantit është kontrolluar nga ana e autoriteteve, por në bazë të dokumentacionit të administruar, rezulton se në këtë periudhë nuk janë vënë re parregullsi.

Mbrëmjen e së shtunës, një depozitë me 5 mijë litra gaz shpërtheu pas rrjedhjes së gazit, në momentin që po furnizohej një automjet. 7 persona u plagosën, mes tyre edhe dy fëmijë, ndërsa u dëmtuan 10 automjete të parkuara në afërsi të pikës së karburantit.

Tv Klan






Të ngjashme