Edi Rama, për të tretën herë në krye të bashkisë Tiranë (2007)
Autori: Blendi Fevziu
22:34 01/03/2007Edi Rama është konfirmuar për të tretën herë si kryetar i bashkisë së Tiranës. Në këto zgjedhje ai njëkohësisht ka pasur edhe ngarkesën e kryetarit të Partisë Socialiste, filozofinë e së sicës po përpiqet ta ndryshojë pasi gjatë fushatës ka përdorur vazhdimisht togfjalëshin “Politika e re” . Por cili është modeli që sjell në jetën politike shqiptare Edi Rama?
Për të diskutuar lidhur me këtë temë ishin të ftuar në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu, Koço Kokëdhima, Fatos Lubonja, Andi Bushati dhe Erion Veliaj.
“Edhe pse fitorja e Rmës duket se ka më shumë shkëlqim se sa fitoret që bënë kandidatët e tjerë në qytetet kryesore është i lidhur me faktin se e ka për herë të tretë dhe vinte si kryetar i PS dhe përfaqësonte një simbolikë të madhe. Fitorja e tij nuk mund të perceptohet si fitore vetëm në Tiranë, por në pjesën më të madhe urbane”, tha Kokëdhima.
“Mendoj se kjo votë ishte një ndërshkim që mori PD pas një viti e gjysmë qeverisje. Është ndërshkim për mosrealizim premtimesh dhe ishte qytetari ai që zgjodhi të ndërshkojë qeverinë”, tha Lubonja./tvklan.al
Të ftuar: Koço Kokëdhima, Fatos Lubonja, Andi Bushati, Erion Veliaj.