Historia e mjekut që hoqi dorë nga profesioni për të punuar në Gorre (Sezoni 2 – 04 Prill 2010)
Autori: Pamela Jonuzi
22:46 04/04/2010Teoria e Partisë së Punës për qarkullimin e kuadrove si një nga levat e luftës kundër burokratizmit, transferoi në fshatra dhe në zona të thella, kuadro të specializuar në fusha të ndryshme të shkencës dhe prodhimit.
Pikërisht ky stacion i vitit 1975 do të jetë në qendër të programit të përjavshëm të Pandi Laços, “Histori me Zhurmues”.
Bajram Toshkallari, mjek pneumatolog në qytetin e Lushnjë, ishte protagonisti i parë i mbrëmjes, që me ëndrrën e ndërprerë iu përgjigj thirrjes së Partisë për të punuar në Gorre, duke u shkëputur përfundimisht nga specialiteti.
Një tjetër histori njerëzore ishte ajo e Hysen Tabakut, me të atin të dënuar me grupin e deputetëve në vitin 1946. Pas burgut 7-vjeçar u arratis në Malin e Zi dhe përfundoi në SHBA, ku u njoh me Gertën e arratisur familjarisht që në moshën 3-vjeçare.
Agronomi Arjan Babo, specialisti që pjesën më të madhe të jetës së tij ia kushtoi pambukut, foli për jetën e tij si një nga personazhet e kronikave të kohës. Si shumë të tjerë edhe Ariani, në vitin 1975, u largua nga Instituti i Kërkimeve Shkencore në Lushnje, për të punuar si agronom i thjeshtë në fshatin Saravë./tvklan.al