Performanca që shkoi keq
Evakuohet klubi i striptisteve
Një klub striptistesh u evakuua pasi një performancë shkoi keq. Harley Van Dangerfield po performonte në lokalin Crazy Horse, në Adelaide të Australisë, kur skena u përfshi në flakë si pjesë e shfaqjes së saj.
Por këtë herë, zjarri doli jashtë kontrollit, duke bërë që në lokalin e tejmbushur të vinte zjarrfikësja.
Dëmet në lokal ishin të konsiderueshme, megjithatë për fat të mirë nuk pati të lënduar.
Van Dangerfield është e njohur për kërcimet e saj me zjarr dhe në profilin e saj në Instagram ka fotografi teksa kërcen mes flakëve në skenën e Crazy Horse./tvklan.al