Historia e sabotimit të një reparti të minierës së kromit (Sezoni 2 – 20 Qershor 2010)


Historia e sabotimit të një reparti të minierës së kromit (Sezoni 2 – 20 Qershor 2010)

22:23 20/06/2010

Në emisionin e sotëm “Histori me Zhurmues” u ndalëm në vitin 1978. Në kronika e kohës ndeshemi edhe me 30-vjetorin e krijimit të minierës së kromit në Bulqizë. Me një staf të gjerë specialistësh të mesëm dhe të lartë, industria e kromit arriti të zejë vendin e tretë në botë për prodhimin absolut të mineralit dhe vendin e parë në botë për prodhimin për frymë.

I ftuar për sonte ishte Martin Çukalla, inxhinier,  ish-drejtor i minierës së Bulqizës dhe ish-zv. Ministër. Nëpërmjet rrëfimit të tij u njohëm me zhvillimin e industrisë nxjerrëse dhe pasuruese të kromit, punën e madhe që është bërë, pengesat, vështirësitë, raportet e tij me zyrtarë të lartë të Partisë dhe të shtetit dhe me interpritimin si sabotim të një avarie në një nga repartet e minierës.

Viktimë e luftës së ashpër klasore gjatë periudhës së diktaturës ishte edhe Prel Syku, përfaqësues i një prej familjeve më të njohura të Bregut të Matës. Pas një periudhe 12-vjeçare në burg, në vitin 1978, në krye të një grupi prej 6 personash të së njëjtës familje, ai dënohet për herë të dytë me 10 vjet heqje lirie, me akuzën e tentativës për përmbysje të pushtetit popullor dhe agjitacione e propagandë nga një gjyq me duar të hapura në Lezhë./tvklan.al






Të ngjashme