Politikanëve ju zbulohen fotot seksuale


Politikanëve ju zbulohen fotot seksuale

21:10 29/08/2019

Në popull predikojnë moral dhe rregulla, ndërsa vetë janë të parët që e shkelin ligjin me “dy këmbë”. Është fjala për skandalet seksuale të dy politikanëve në Iran, provat e të cilave janë publikuar në mediat online për të nxjerrë në pah hipokrizinë e tyre.

Ish-Guvernatori i Kohgiluyeh dhe Boyer-Ahmad, Ali Mohammad Ahmadi, është filmuar duke kryer marrëdhënie seksuale me një grua jashtë martese. Ndërsa rasti i dytë është i kryebashkiakut të Sadra, Abbas Malekzadeh, i cili shihet në praninë e një gruaje nudo, raporton ‘France24’. Aktet seksuale jashtë martese janë të paligjshme dhe sipas ligjit iranian, dënohen edhe me vdekje.

Mediat e huaja raportojnë se Ahmadi ishte kontaktuar nga një agjenci inteligjence e cila i kishte kërkuar që të merrte pjesë në një emision televiziv në Kanada, ku do të flitej me tone kritike për qeverinë iraniane. Por pas refuzimit të tij, videoja 4-minutëshe e filmuar me kamera të fshehtë u shpërnda nëpër rrjetet sociale.

Një bashkëpunëtor i ngushtë i Ahmadi tha se gruaja që duket në video është bashkëshortja e tij e ligjshme. Megjithatë, kritikët thanë se gruaja shfaqet në një video të dytë, që tregon përfundimisht se nuk ishte bashkëshortja. Më vonë u zbulua se gruaja në fjalë punon për një kompani ajrore iraniane.

Ali Mohammad Ahmadi ka lidhje të ngushta me qeverinë e Presidentit Rouhani. Së fundmi ai dha dorëheqjen si Guvernator për të marrë pjesë në fushatën për zgjedhjet legjislative të Shkurtit 2020. /tvklan.al






Të ngjashme