“Boom” ndërtimesh, 205 leje u dhanë vetëm për 6 muaj në Tiranë


“Boom” ndërtimesh, 205 leje u dhanë vetëm për 6 muaj në Tiranë

23:26 30/08/2019

Afro 25 % më shumë leje ndërtimi janë dhënë në Tiranë për 6 muajt e parë të këtij viti krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sipas të dhënave të bëra publike sot nga Instituti i Statistikave, në këtë hark kohor në kryeqytet janë dhënë 205 leje ndërtimi nga 164 që ishin dhënë 6-mujorin e parë të vitit të kaluar.

Treguesi më i rëndësishëm, ai i sipërfaqeve që pritet të betonizohen, ka shënuar një rritje të fortë.

Sipas INSTAT, nga Janari në Qershor të këtij viti, sipërfaqja e dhënë për leje ndërtimi në kryeqyte ishte 753,087 m2, duke shënuar një rritje me 136% në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Në të gjithë Shqipërinë për 6 muaj janë dhënë 555 leje ndërtimi nga 491 që u dhanë vjet në këtë periudhë.

Klan Plus






Të ngjashme