Arrestohet në Tiranë i dënuari në Itali për përdhunim

Foto ilustrim

Arrestohet në Tiranë i dënuari në Itali për përdhunim

09:39 31/08/2019

Gjykata e Milanos kishte vendosur 7 vjet burg për 30-vjeçarin

Policia e Tiranës ka arrestuar një person, i cili ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar për përdhunim e rrëmbim personi.

Erind Bicerri u vu në pranga gjatë një aksioni në rrugën ”Arkitekt Sinani”, në kryeqytet.

Gjykata e Apelit në Milano e ka dënuar 30-vjeçarin me 7 vjet burg për kryerjen e veprave penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë” e “Rrëmbim”.

Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Romën kanë nisur procedurat për ekstradimin e tij drejt Italisë.

Tv Klan






Të ngjashme