Furgoni përplaset me veturën
5 të vdekur dhe 10 të plagosur në Turqi
Të paktën 5 persona kanë humbur jetën dhe 10 të tjerë janë plagosur në Erzurum të Turqisë këtë të premte kur një furgon u përplas kokë-më-kokë me një veturë.
Media turke raporton se në mesin e viktimave është edhe një fëmijë.
Aksidenti u shkaktua nga një tentativë e gabuar për parakalim, e cila solli përplasjen e automjeteve kokë-më-kokë.
Në vendngjarje mbërritën menjëherë ambulancat dhe ekipet e shpëtimit, por 5 prej personave të përfshirë në aksident humbën jetën në vendngjarje. /tvklan.al