Partizani mund Flamurtarin


Partizani mund Flamurtarin

23:30 01/09/2019

Bylisi befason Skënderbeun në Korçë

Partizani arriti të fitojë me Flamurtarin edhe pse me 10 futbollistë në fushë për pjesën më të madhe të takimit të luajtur të dielën në “Selman Stërmasi”. Të kuqtë orën 3 pikët me suksesin 1 – 0 në kryeqytet.

Solomon autori i golit në mesin e pjesës së parë, u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 30’, pasi goditi Deliajn në përpjekje për të dërguan topin në portë. Pavarësisht përpjekjeve të Flamurtarit rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund.

Në Korçë, Bylisi befasoi Skënderbeun duke e mundur me rezultatin 3 – 0 në sfidën e zhvilluar në Korçë. Në këtë përballje realizoi edhe portieri Hidi me penallti.

Ndërsa Kukësi la pikë për herë të parë në këtë kampionat, duke barazuar 1 – 1 me Laçin të dielën në Shkodër. Për kurbinasit ishte pika e parë për sezonin 2019-2020. Fillimisht shënoi Laçi me Nwabueze, ndërsa Musta barazoi në minutat e fundit duke shpëtuar Kukësin nga humbja. Superliga do të ndalet për gati 2 javë për shkak të kualifikueseve të Euro 2020.

Tv Klan






Të ngjashme