Berisha: 30 Qershori, grusht shteti
“Rama ka krijuar narkoshtet. Përgjegjësi dhe e BE”
“Zhvillimi i zgjedhjeve vendore duke shpërfillur dekretin e Presidentit Meta, ishte një grusht shteti”. Të tillë e cilëson ish-Kryeministri Sali Berisha procesin e 30 Qershorit, në një intervistë për të përditshmen italiane “Il Giornale”.
“Zgjedhja e Presidentit Ilir Meta bazohet në Kushtetutë dhe është një vendim i marrë në të kaluarën nga paraardhësit e tij në pesë raste të tjera. Për herë të parë, Kryeministri ka hedhur poshtë dekretin dhe ky mund të quhet një grusht shteti i vërtetë. Ai mbajti zgjedhje kundër ligjit dhe Kushtetutës, duke krijuar kaos dhe duke ushqyer një klimë konfrontimi që ekzistonte”.
Berisha i përkufizon socialistët në pushtet si “Parti kanabiste”, pasi thotë se nxitja e trafikut të drogës nuk mund të kryhet pa bashkëpunimin e politikës. Pa përgjegjësi, sipas tij, nuk është as Bashkimin Europian.
“Shqipëria është shndërruar në një vend diktatorial që bazohet në trafikun e drogës; është me të vërtetë një narkoshtet. Bashkimi Europian nuk përjashtohet nga gabimet. Në raportin evropian të vitit 2016 për Shqipërinë, nuk u përmend asnjë nevojë urgjente për të luftuar drogën. Dukej si të ish shkruar në zyrën e Kryeministrit. Për më tepër, ish-ambasadorja e BE-së në Shqipëri, Romana Vlahutin, ishte implikuar në një skandal për blerjen e vendbanimit të saj zyrtar”.
Për ish-kryeministrin Berisha, Shqipëria largohet çdo vit e më shumë nga integrimi europian, pasi siç thotë, është vetë Rama ai që nuk ka asnjë interes që vendi të anëtarësohet në BE.
Tv Klan