Nis aksioni për prishjen e kioskave në qendër të Tiranës (03 Janar 1999)
Dita e nesërme do të vendosë nëse do të shemben apo jo kioskat përballë Estradës së Tiranës. Të hënën e parë të vitit skadon edhe ultimatumi që Policia Ndërtimore u ka vënë zotërve të këtyre ndërtimeve të paligjshme në këtë zonë në zemër të kryeqytetit.
Javë më parë përballë Muzeut Kombëtar një aksion i kësaj policie i ka shkulur të gjitha ngrehinat, të cilat deri në atë moment, kryenin funksionin e klubeve, lojërave të fatit apo agjencive të udhëtimit.
Kjo ndërmarrje e Policisë Ndërtimore e mbeshtetur edhe nga Bashkia synon që edhe pse me pak vonesë të riktheje pastërtinë dhe rregullin në urbanistikën kryeqytetase të prishur prej kohësh nga ndërtimet pa leje./tvklan.al