Si festohet viti i ri nga një familje rome (03 Janar 1999)


Si festohet viti i ri nga një familje rome (03 Janar 1999)

13:15 03/01/1999

Shtresa më e varfër e kryeqytetit është munduar gjithashtu që ti nënshtrohet qejfeve të Vitit të Ri. Romët e Tiranës edhe pse në kushte të tmerrshme banimi kanë arritur të ruajnë disa para për të kaluar sipas mënyrës së tyre orët e ndërrimit të viteve. Në këtë dhomë banojnë 12 persona ku punon vetëm kryefamiljari, ndërkohë që e shoqja pret edhe një fëmijë.

Ai ka treguar se përgatitja për sonte ka kushtuar shumë por për dhurata mundësitë kanë qënë të pakta. Natën e Vitit te Ri ky rom ka qënë në punë shteti. E shoqja megjithëse shtatëzënë ka rregulluar me shumë mund shtepinë. Ata kanë arritur të ndërtojnë një prej antenave parabolike më të rralla në botë, duke shfrytëzuar një reflektor të prishur./tvklan.al

Gazetar : Aldon Lipe






Të ngjashme