Edicioni i lajmeve 22 Prill 2010, ora 19:30
Titujt kryesorë 22 Prill 2010, ora 19:30
Vizat, Basha: KE nuk do vonojë procesin për shqiptarët
Komisioni Europian do t’i hapë rrugën pa asnjë vonesë procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët shqiptarë. Deklarata është e Ministrit të Brendshëm, Lulzim Basha, i cili tha se ëndrra e Edi Ramës për të penalizuar Shqipërinë nuk do të realizohet. Meta merr dhe mbështetjen e Sllovakisë.
Olldashi, letër Ramës: Të bashkëpunojmë për sheshin
Ministri Olldashi i dërgoi sot një letër kryetarit të bashkisë, Edi Rama, me anën e së cilës i kërkon bashkëpunim për rikonstruksionin e sheshit, si dhe evitimin e trafikut. Psikologët thonë se trafiku i papritur krijon agresivitet tek qytetarët.
Legalizimet, nis në banka pagesa me bono privatizimi
Qytetarët në process legalizimi kanë nisur pagesën me letra me vlerë në sportelet e bankave, duke përfituar kështu nga vendimi i qeverisë për shlyerjen e detyrimit ndaj ALUIZNI-t deri në masen 70 % të vlerës, nëpërmjet bonove të privatizimit.
Shkodër, zvogëlohet sipërfaqja e tokave të përmbytura
Situata e përmbytjeve në Shkodër po shkon drejt normalizimit, ndërsa sipërfaqja që ndodhet nën ujë është zvogëluar ndjeshëm. Banesa nën ujë nuk ka në asnjë zonë të prekur nga përmbytjet.
Europa League, sonte ne Supersport dy gjysmëfinalet
Sonte në paketën Supersport do të zhvillohen ndeshjet e para gjysmëfinale të vlefshme për Europa League. Liverpool ka udhëtuar në Spanjë për t’u ndeshur me Atletico Madrid, ndërsa Fulhem luan në Gjermani kundër Hamburgut.
Edicioni i lajmeve Tv Klan – 22 Prill 2010, ora 19:30 – Spiker: Sonila Meço