Semaforë LED në kryqëzimet kryesore përgjatë Unazës
Kryqëzimet kryesore përgjatë Unazës në kryeqytet tashmë janë pajisur me semaforë LED. Pas rregullimit të sinjalistikës dhe vijëzimeve në disa rrugë të Tiranës, ekipi i mirëmbajtjes së rrugëve është kujdesur për vendosjen e semaforëve të rinj edhe përgjatë Unazës.
Ndërkohë nga Drejtoria e Transportit po bëhet programimi i semaforëve dhe po vendosen numëratorë kohe, llampadarë flesh, llampadarë këmbësori dhe llampadarë biçiklete.
Bashkia e Tiranës ka bërë të mundur zëvendësimin e semaforëve të vjetër me ata të rinj LED, për të patur shikueshmëri më të mirë dhe për të krijuar më shumë lehtësi për shoferët, këmbësorët por dhe çiklistët. /tvklan.al