Turizmi në Shqipëri (2008)
Autori: Blendi Fevziu
23:15 22/05/2008Problematika e turizmit në Shqipëri është e trashëguar nga viti në vit. Javën e shkuar Shqipëria hapi sezonin e ri turistik. Nuk ka asnjë dyshim se në pjesën më të madhe të Shqipërisë, por edhe më gjerë turizmi është burimi kryesor i fitimit.
Por pavarësisht ndryshimit të qeverive dhe
premtimeve të tyre, turizmi vijon të përballet me vështirësi të panumërta që
lidhen kryesisht me infrastrukturën, mungesën e investimeve të mëdha dhe
padyshim me marketingun. Problemet për zhvillimin e turizmit vijojnë të mbeten
të njëjtat, si furnizimi me energji elektrike, me ujë të pijshëm, ndërtime pa
kriter, mungesa e pastrimit dhe ndotja e detit.
Për të diskutuar lidhur me këtë temë ishin të ftuar në emisionin “Opinion” të
Blendi Fevziut katër personazhe të jetës politike të lidhur me këtë sektor, Jamarbër
Malltezi, Blendi Klosi, Ylli Pango dhe Artan Lame.
“Investimet në turizëm janë pjesa e hotelerisë apo infrastruktura dhe ne jemi duke bërë punë shumë të madhe me infrastrukturën. Ne po përgatisim punonjësit tanë në Vjenë dhe po bëjmë llogaritjet tamam siç i bëjnë edhe vendet e zhvilluara në turizëm. Gjirokastra gjithashtu është pjesë e turit të nëntë të itinerarit të Shqipërisë”, tha Pango.
Të ftuar: Jamarbër Malltezi, Blendi Klosi, Ylli Pango, Artan Lame.