Kërkohej në Itali, arrestohet 56- vjeçari
Policia e Fierit në bashkëpunim me Interpol Tiranën ka arrestuar një 56- vjeçar që ishte shpallur në kërkim nga drejtësia italiane për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.
Arrestimi i 56- vjeçarit me inicialet A.D, banues në Fier u bë me qëllim ekstradimin drejt Italisë.
Gjykata e Milanos në Itali me vendimin e datës 17.09.2007 ka lëshuar urdhër “Arrest me burg” për kryerjen e veprës penale “Trafikim i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal Italian.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme./tvklan.al