70 % e fëmijëve shqiptarë kanë provuar dhunën


70 % e fëmijëve shqiptarë kanë provuar dhunën

16:07 04/09/2019

Gjysma e tyre janë indiferentë ndaj rasteve të dhunshme

Një shoqëri e dhunshme cilësohet ajo shqiptare, që dhunën e manifeston më së shumti tek fëmijët.

“70% e fëmijëve shqiptar nga mosha 8 deri 18 vjeç kanë provuar një formë të dhunës. Është ky një raport i World Vision, por që pohohet edhe nga psikologët i ardhur si një konstatim i punës së tyre të përditshme”.

Po sipas raportit 46 % e fëmijëve janë indiferentë ndaj rasteve të dhunës, ndërsa 34% e tyre nuk e raportojnë për shkak të mungesës së besimit tek institucionet përgjegjëse.

Po sipas psikologëve në përhapjen e formave të ndryshme të dhunës ndikojnë edhe mjetet e reja si interneti apo rrjetet sociale.

Tv Klan






Të ngjashme