Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me UNPFA (07 Janar 1999)
Ngritja e një strategjie ndërkombëtare për informimin, edukimin dhe komunikimin ka qenë sot tema që Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me UNPFA kanë organizuar një tryeze të rrumbullakët, ku është diskutuar rruga dhe mundësia e realizimit të kësaj strategjie.
Rruga që sapo ka nisur të hartohet do të ndikojë në fushën e shëndetit amtar dhe foshnjor, riprodhues dhe seksual, si dhe planifikimit familjar. Sipas kësaj Ministrie, e gjithë kjo do të ndikojë në një reflektim më të mirë të nevojave të shqiptarëve dhe rezultatet e pritura. Sapo kjo strategji të funksionojë, do të jenë rritja e ndërgjegjësimit publik, burimeve të diskutimeve dhe informacioni mbi problemet seksuale dhe HIV-in. Për këtë do të organizojnë trajnime për mjekët mami./tvklan.al
Gazetare: Holta Zhiti