Kalakula intervistë për Sabri Godon (07 Janar 1999)


Kalakula intervistë për Sabri Godon (07 Janar 1999)

08:47 07/01/1999

Në një intervistë me zotin Karakula ai shprehet se Sabri Godo proteston kot, sepse ai e dinte shumë mire së mënyra se si u formulua ai nen, nuk do të rikthente të drejtat legjitime pronarëve.

“Zoti Godo proteston kot, se përderisa e pranoi dhe ishte inisiator i formulimit të atij neni, unë qysh atëherë e kam thënë në komision që ai nënkupton një spekullim dhe nuk garanton në asnjë mënyrë kthimin e pronave pronarëve legjitim, për rrjedhojë edhe njohjen e të drejtave të tyre. Kështu që veprimet e këtyre ministrave une them që nuk janë antikushtetuese, sepse përputhen me mënyrën se si është formuluar ai nen. Ministrave i është lënë kohë deri në tre vjet që të veprojnë lirisht me ligjet ekzistues dhe gjatë këtyre tre vjetëve Parlamenti do të shohë e do të bëje, do t’i ndryshoje ose nuk do t’i ndryshojë ligjet. Unë them që nuk ka për t’i ndryshuar.”-është shprehur ai./tvklan.al

Gazetar : Vladimir Lame






Të ngjashme