Edicioni i lajmeve 13 Korrik 2010, ora 19:30
Titujt kryesorë 13 Korrik 2010, ora 19:30
Propozimi i Tanja Fajon: BE të heqë vizat për Shqipërinë
Raportuesja për procesin e liberalizimit të vizave për Shqipërinë dhe Bosnje Hercegovinën në Parlamentin Europian, Tanja Fajon ka përfunduar draft-rezolutën për heqjen e vizave për Shqipërinë, përmes së cilës i propozon parlamentit dhe vende anëtare të BE-së të heqin vizat për Shqipërinë.
KQZ, apel politikës: Të respektohen afatet për ndryshimet në Kod
Kreu i KQZ-së i bën apel politikës që të mos vonohet në respektimin e afateve ligjore sa i takon mundësisë së ndryshimit të paralajmeruar të Kodit Zgjedhor për votimet e pushtetit lokal, vitin e ardhshëm.
PS pranon ftesën e Berishës. Patozi-Ruçi, nesër negociatat
Socialistët pranojnë ftesën e kryeministrit Berisha për të negociuar për zbatimin e rezolutës së Parlamentit E Europian dhe ngritjen e Komisionit Hetimor. Ata mandatuan Gramoz Ruçin, që nesër do të negociojë me homologun Patozi. Meta thotë se Rama po kërkon alibi për të dëmtuar zgjedhjet lokale.
AKKP nis pranimin e kërkesave për kompensimin e ish-pronarëve
Në Agjencinë e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave ka nisur pranimi i kërkesave të pronarëve, që do të përfitojnë nga fondi i kompensimit. Procesi i pranimit do të zgjasë një muaj dhe numri i përfituesve arrin në mbi 2 mijë.
Finalja, 700 milionë njerëz ndoqën Spanjë-Holandë
Finalja e Botërorit Afrika e Jugut mes Spanjës dhe Holandës ka thyer rekordet historike të shikueshmërisë së çdo evenimenti sportiv. FIFA ka bërë të ditur se takimi i së dielës në mbrëmje është ndjekur nga 700 milionë njerëz në të gjithë globin.
“Maratona”, TV Klan e Promotor mes banorëve të Kukësit
Pas Elbasanit, stacioni i radhës i “Maratones së Këngës” ishte qyteti i Kukësit, që të hënën në mbremje ka mirëpritur zërat më të njohur të muzikes shqiptare ndër vite. Nesër spektakli zhvendoset në Patos dhe pasnesër në Gjirokastër.
Edicioni i lajmeve Tv Klan – 13 Korrik 2010, ora 19:30 – Spikere: Sonila Meço