Konferenca e legalistëve (08 Janar 1999)


Konferenca e legalistëve (08 Janar 1999)

15:20 08/01/1999

Ndërsa ka nisur konferenca e parë për shtyp e këtij viti Legalistët kanë deklaruar se do dalin me iniciativen e thirrjes së një tryeze ndërpartiake për çeshtjen e Kosovës dhe probleme të tjera emergjente të vendit.

Për ta mbetet parësore për qartësimin e situatës politike në vend edhe lirimi i Kryetarit Legalist, Ekrem Spahia, i cili ndodhet në burg që prej disa muajsh. Dy të mëdhenjtë e politikës shqiptare, ka thënë zëvendësi i kreut të Partisë, Kollcaku, duke iu referuar socialistëve dhe demokratëve duhet t’a kuptojnë se nuk mund t’a mbajnë më peng Ekrem Spahiun ./tvklan.al






Të ngjashme