NBA starton ne 2 shkurt (08 Janar 1999)
Kampionati me i bukur në botë në basketboll do të fillojë me 2 shkurt. Është fjala për NBA. Të apasionuarit e topit portokalli do të kënë mundësi të shijojnë përsëri castet magjike të basketbollit amerikan, kur me 2 shkurt do të fillojë kampionati i 53-të në historinë e NBA-së.
Duhet thënë se do të zhvillohen 52 takime nga 82 që do të luheshin në sezonin e rregullt nëse nuk do të kishin këtë ndërprerje që ndodh për herë të parë në NBA. Ndërsa takimet e play off -it do të luhen pa ndryshime në muajin qershor, muaj që do të luhen edhe finalet. Kështu çdo skuadre do t’i takojë të luajë edhe katër ndeshje në javë./tvklan.al
Gazetar : Aldon Lipe