Ushtarët serbë qëllojnë me armë drejt fshatrave të Kosovës (09 Janar 1999)


Ushtarët serbë qëllojnë me armë drejt fshatrave të Kosovës (09 Janar 1999)

14:47 09/01/1999

Sipas burimeve shqiptare, forca të motorrizuara të Ushtrisë Jugosllave janë nisur gjatë natës së kaluar dhe sot në mëngjes në drejtim të Shalës së Bajgores në atë rajon të Mitrovicës ku dje UÇK-ja zuri rob tetë ushtarë serbë. Ndërsa verifikues të misionit të OSBE-së po ndjekin situatën dhe po ndërmjetësojnë për lirimin e tyre.

Sipas UÇK-së dje në fshatin Bare të Shales së Bajgores ka hyrë një automjet ushtarak serb me tetë ushtarakë të cilët kanë qëlluar me armë në drejtim të popullsisë civile shqiptare. Ushtarët serbe i janë dorëzuar organeve të hetuesisë në Prishtinë.

Zëdhënësi i misionit të OSBE-së është shprehur se vëzhguesit po ndjekin situatën në Prishtinë por nuk ka dhënë shpjegime të mëtejshme për atë që po ndodhte. Në planin politik nënkryetari i Qeverisë Serbe dhe lider i Partisë Radikale Serbe Vojisllav Sheshel deklaroi se pala serbe është e gatshme t’i dëgjoje të gjitha planet dhe propozimet e partive politike shqiptare të Kosovës./tvklan.al






Të ngjashme