Edicioni i lajmeve 13 Nëntor 2010, ora 19:30


Edicioni i lajmeve 13 Nëntor 2010, ora 19:30

20:14 13/11/2010

Titujt kryesorë 13 Nëntor 2010, ora 19:30

Opozita, thirrje për protesta të dhunshme si në Dukat

Opozita e bashkuar ka lajmëruar sot nëpërmjet Spartak Ngjelës për protesta të dhunshme ndaj qeverisë, njëlloj si ato të Dukatit, ku banorët sulmuan me gurë forcat e policisë, ndërsa kishin përgatitur edhe bomba molotov për t’i përdorur kundër tyre.

Berisha në Lezhë: Kutitë nuk u hapën, por vizat u hoqën

Kryeministri tha sot nga Kallmeti i Lezhës se opozita dështoi në përpjekjet e saj për të dëmtuar procesin e heqjes së vizave. Ai gjithashtu i bëri thirrje Ramës që t’i kërkojë ndjesë shqiptarëve për baltosjen që kërkoi t’i bënte realizimit të ëndrrës së tyre europiane.

Pronat 2011, viti i Shqipërisë. Taksa dhe çmime të ulëta në bregdet

2011 do të jetë viti i Shqipërisë. Pas agjencisë Lonely Planet, që e liston vendin tonë të parin për turizmin për vitin që vjen, është Property Wire, që e rendit Shqipërinë në vendet me një treg të favorshëm pronash me çmime dhe taksa të ulëta.

Olldashi: Jo planit klientelist të Edi Ramës për kryeqytetin

Ministri i Transporteve dhe Punëve Publike, Sokol Olldashi, ka deklaruar sot se nuk do të lejohet që të kalojë plani rregullues i kryeqytetit, që pasqyron interesat klienteliste të kryetarit të bashkisë, Edi Rama.

Panairi, autorët në stenda. Debat për përkthimet

Panairi i librit në Tiranë ka pritur sot një numër të madh qytetarësh, ndërkohë që mjaft autorë kanë qëndruar vetë në stenda, duke bashkëbiseduar me lexuesit. Gjatë ditës se sotme u zhvillua edhe një debat për përkthimet.

Edicioni i lajmeve Tv Klan  – 13 Nëntor 2010, ora 19:30 – Spiker: Reis Çiço






Të ngjashme