Teatri Skampa në borxhe (09 Janar 1999)
Trupa e Teatrit Skampa gjendet në një borxh prej 2.5 milion lekësh të vjetra. Kreu i ketij Teatri, Demosten Papa, ka treguar se ky borxh është krijuar për shkak të heqjes së 90 përqindëshit të recitaleve si dhe heqjes së fitimit të tretëve.
Aktorët jo vetëm që nuk kanë marrë asnjë shpërblim por iu është mbajtur dhe taksa e solidaritetit. Financa e Skampës i ka dhënë buxhetit të shtetit mbi 5 milion lekë nga shfaqjet ndërkohë që sipas punonjësve ka mbi 17 vjet që në godinën e tyre nuk është bërë asnjë investim./tvklan.al
Gazetar : Aldon Lipe