Ministria e Shëndetësisë projekt për ngritjen e një qendre prodhimi për serume (09 Janar 1999)
Një projekt i Ministrisë së Shëndetësisë dhe mirëkuptimi që do gjejnë në firma të ndryshme është ngritja e një qendre të re për prodhimin e serumeve. Degës së prodhimit të mjaft ilaçeve pranë Profarmës do t’i shtohet edhe prodhimi vendas për lëngun glukoz ushqyes në raste sëmundjesh.
Para viteve ’90 serumet janë prodhuar në vend, por ka disa vite që ky prodhim është ndërprerë. Serumet si shumë ilaçe importohen por
serumet kanë një afat skadence 10 ditor. Në kushtet kur ky ushqim importohet është e zorshme zbatimi korrekt i skadencës. Ndërtimi i një qendre për prodhimin e serumeve në vend mbetet vetëm një projekt i Ministrisë së Shëndetësisë./tvklan.al