Tirana gëzon kohën me diell pas reshjeve të shiut (26 Nentor 1998)
Sot kryeqytetasit pas shumë ditësh të ftohta, acar dhe me shi, janë gëzuar rrezeve të nxehta të diellit të cilët kishin munguarprej kohësh. Një ditë e bukur pothuajse pranvere, ka gjallëruar Tiranën e cila në ditët e shkuara dukej më e zymtë se kurrë.
Për disa ditë rresht Tirana dhe i gjithë vendi u përfshi nga temperatura të ulëta dhe reshje të shumta shiu. Bora e cila mbuloi fshtatra të tëra, arriti deri në malin më të afërt të kryeqytetit. I ftohti i madh përveç dëme solli dhe viktima në njerëz./tvklan.al