Fatmir Mediu konferencë shtypi për qeverinë Nano (01 Gusht 1998)
“Fatos Nano është demagog”. Kështu u shpreh sot në një konferencë shtypi kreu i republikanëve Fatmir Mediu . Partia Republikane ka arritur në përfundimin se në Shqipëri ajo që triumfon është mafia. Sipas Mediut kjo është pjellë e lidhjes së krimit me shtetin dhe korruptimit të vazhdueshëm të administratës së shtetit.
Mediu mendon se kjo simbiozë krimi dhe korrupsioni derdhet poshtë që nga maja e piramidës shtetërore dhe në këtë mënyrë krimi dhe kontrabanda kanë forcën për të vepruar mbi cdo shef policie apo polic të thjeshtë. Partia Republikane mendon se krimi nuk ka gjeografi dhe se ai është i aftë të krijojë lidhje jo vetëm brenda vendit por dhe jashtë tij. Sipas Mediut vështirësia për të luftuar krimin ekziston pasi strukturat e shtetit janë të politizuara./tvklan.al