Çamëria (2008)
Autori: Blendi Fevziu
22:37 26/07/2008Për një periudhë të gjatë kohe, edhe në vitet e mbretërisë në Shqipëri ka pasur përzënie të shqiptarëve, por jo masive. Përzëniet masive nisën në Qershor të vitit 1944, me hyrjen në këtë territor të forcave të gjeneralit Zerva. Ushtarët e Zervës rrënonin gjithçka që gjenin përpara, vranë burra, gra, fëmijë dhe rrafshuan qindra fshatra. Kulmi i masakrave greke ndaj popullsisë shqiptare të Çamërisë arriti më 8 Korrik 1944.
Sipas të dhënave të misionit anglez në ndihmë të Zervës, rreth 2970 perona u vranë, qindra gra u përdhunuan në kampet famëkeqe greke në kufi me Shqipërinë dhe pjesa që mbeti u përzu drejt Shqipërisë. 2 430 njerëz vdiqën rrugës dhe pothuajse 30 000 çamë mbërritën të dërrmuar në Shqipëri. Drejtues të këtij misioni kanë pranuar në ditët e fundit të jetës në librat me kujtime, masakrat në kurriz të shqiptarëve. Indiferenca dhe moskokëçarja e autoriteteve shqiptare për dhjetëra vite ka bërë që masakra ndaj Çamërisë të kujtohet heshtas.
Emisioni “Opinion” i gazetarit Blendi Fevziu ka pasur në qendër pikërisht temën e genocidit ndaj çamëve dhe për të diskutuar rreth saj kishte të ftuar Shpëtim Idrizi deputet, Beqir Meta historian, Mentor Nazarko analist, Enkel Demi gazetar, Tahir Muhedini kryetar i PDI, Adrian Tana kryetar i Shoqatës Çamëria./tvklan.al