Pandeli Majko propozon takimin Nano-Berisha (04 Gusht 1998)
Përsa i përket takimi PD-PS, ky propozim nuk është ide personale e Majkos, por ai është konsultuar dhe me të tjerë. Demokratët duket se janë ende të paqartë për këtë propozim. Ftesa e Pandeli Majkos, për takimin Nano-Berisha nuk ka qënë zyrtare, por ai e ka bërë publike nepërmjet shtypit.
I pyetur nga Televizioni Klan Majko u shpreh: “Propozimi për këtë takim ka ardhur nga konsultimi me të tjerë. Gjithçka ka qënë një komunikim publik. Forcat politike përballen me dy situata të vështira siç është problemi i Kushtetutës dhe Kosovës, prandaj duhet të ulen në tryezë dhe të bisedojnë.”
Nano e Berisha nuk janë takuar me njëri-tjetrin që nga viti 1992. Shumë persona mendojnë se ky takim do të ulë tensionet në politikën shqiptare./tvklan.al