Shaban Memia kallëzon në Prokurori Gëzim Bletën (04 Gusht 1998)
Deputeti i Partisë Demokratike Shaban Memia ka kallëzuar në Prokurori, Drejtorin e Përgjithshëm të Doganave Gëzim Bleta. Shaban Memia kërkon dënimin e Gëzim Bletës për shkak të ngjarjeve që kanë ndodhur ditët e fundit. Për këtë incident deputeti Shaban Mamia ka vënë në djeni dhe Organizmat Europianë.
“Unë kam bërë kallëzimin në Prokurori për ndjekje penale ndaj Drejtorit të Doganave Gëzim Bletës ,ndaj kryetarit të Policisë Doganore Frederik Seitaj, si dhe ndaj shefit të Komisariatit nr.2 Arben Dashi. Gjithashtu dhe atyre policëve që kanë dhunuar bagazhet e mija. Prokuroria duhet t’a ndjekë penalisht këtë çeshtje dhe të japë dënimet përkatëse.”- është shprehur ai./tvklan.al
Gazetar : Endri Xhafo