Koalicioni qeveritar në krizë (04 Gusht 1998)
Pas fitores në zgjedhjet e pjeshme lokale koalicioni qeveritar është në krizë. Tryeza politike e koalicionit të majtë nuk po mblidhet dhe Aleanca për Shtetin nuk po funksionon. Akuzat vijnë nga Vasil Melo i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut.
“Kemi vënë re se ky koalicion qeveritar nuk funksionon ashtu siç duhet. Mund të them se ne kemi qënë partia e parë që kemi kërkuar institucionalizimin e këtij koalicioni. E kemi shprehur disa herë këtë vendim, kemi shfaqur dhe mënyrën se si duhet të funksionojë ky koalicion po asnjëri nuk na është përgjigjur pozitivisht”– është shprehur ai
Socialistët mundohen të justifikohen e ndërsa sekretari organizativ Petro Koçi shprehet se nuk ka koalicione ku të gjitha anëtarët e tij ndajnë të njëjtën mendim për çdo gjë. Ndërsa lideri Ceka e lidh funksionim e koalicionit me ecurinë qeverisës./tvklan.al