Sali Berisha, programi i PD (2009)
Autori: Blendi Fevziu
23:14 04/06/2009Programi i Partisë Demokratike ka qenë thelbi i diskutimit të këtyre ditëve. Mbrëmjen e sotme drejtuesi i emisionit “Opinion” Blendi Fevziu kishte zgjedhur të diskutojë pikërisht për të. Për të treguar më shumë detaje rreth kësaj platforme që prej ditësh është kthyer në qendrën e vëmendjes ishte i ftuar kryeministri Sali Berisha.
Ftesa e tij publike për të bashkëqeverisur me kreun e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta i çuditi të gjithë. Për të folur lidhur me këtë temë ishin gjithashtu të ftuar në emision edhe politikanët Ridvan Bode, Lulzim Basha, Genc Ruli, Sokol Olldashi dhe analistët Mentor Nazarko, Sonila Meço, Andi Bejtja, Robert Rakipllari./tvklan.al