Opinion – Andis Harasani (12 janar 2010)
Autori: Blendi Fevziu
23:30 12/01/2010Emisioni i datës 12 janar 2010 drejtuar nga Blendi Fevziu ka në qendër një intervistë me deputetin e Partisë Socialiste z. Andis Harasani , ku përpara dy mandateve si deputet i PS-së ka qenë edhe drejtor i Koorporatës Energjisë Elektrike .
Në këtë intervistë do të flitet rreth situatës hidrike në vend , njëkohësisht edhe situatës së përmbytjeve në vend .
Andis Harasani: Është e natyrshme që të jemi me sytë nga qielli sepse 100% e energjisë që ne konsumojmë vjen nga burimet hidrike. Përsa kohë e gjithë kjo energji vjen nga burimet hidrike ne gjithmonë do të shikojmë nga qielli . Ka plane të Ministrisë së Energjisë madje që në 1997 për ndërtimin e një TEC-I atë të Vlorës , vënien në punë të TECI-t të Fierit . Kostoja me të cilën del kjo energji nga burmet hidrike është shumë më e lartë në krahasim me hidrocentralet që janë ndërtuar mbi 20 vjet përpara dhe kostoja e tyre është më e lirë. Ndërkohë për aq kohë sa ne nuk do të kemi në funskion linjat e transmetimit dhe do doja që këtu do t’i bëja thirrje koorportaës së energjisë që të vazhdojë të punojë. Sot kemi vetëm një linjë me Kosovën dhe jemi duke punuar edhe për linjën e Podgoricës dhe Elbasanit . Për arsye të ndryshme ka pasur një vonesë nga ana e qeverisë italiane si nga Koorporata e Energjisë të përiudhës 2005-2009.
Z. Harasani shprehet se përgjegjësia për këtë situatë mbetet mbi politikanët por përgjegjësia më e madhe bie mbi drejtuesit e asaj koorporate dhe mbi KESHI-n sepse duhet të sihin ata që duhet të vinin në zbatim atë projekt.
Andis Harasani: Për mua është e pamundur të them që përmbytjet e kësaj periudhe kanë ardhur nga keqmenaxhimi. Unë mendoj që në rastin më të mirë ka keqkalkulim të periudhës 24 dhjetor dhe 2 janar, ka pasur gjithashtu edhe një keqkalkulim nga ana e koorportës dhe ministrisë . Duhet t’i kishim hyrë me Fierzën në nivelet më të ulta. Ajo rregullore ka nevojë të rishikohet sepse është një rregullore që daton që nga viti 88 dhe ne sot jemi në vitin 2010 , pra ka 22 vjet që është po ajo rregullore . Ne jetojmë në Shqipëri dhe jemi shumë të bindur që nuk është investuar në asnjë vepër publike për vetë buxhetin që kemi pasur dhe për shkak të thatësirës dhe vazhdoj të insistoj që ajo rregullore duhet rishikuar , ashtu siç duhen parë edhe investimet në të gjithë kaskadën./tvklan.al